Ish kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet pas arrestimit të 4 personave në Shkodër pak ditë më parë. Së fundmi, Berisha ka publikuar në faqen e Facebook dy foto, sipas të cilit shfaqet njëri nga katër personat e arrestuar në Shkodër.
Berisha thotë se në foto shfaqet i arrestuari me deputetin socialist të Shkodrës, Luan Harusha si dhe me shefat e komisariatit te Shkodrës në një darkë.
POSTIMI I BERISHES:
“Krimi dhe pushteti! Erogen Vaso Brajovic me deputetin Harusha dhe ne darke me shefat e komisariatit te Shkodres! Sb”-













