• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koncesionet në shëndetësi, 3 kompanitë që realizuan fitimet më të mëdha

droni by droni
7 September, 2018
in Ekonomi
0
LULZIM BASHA/ Ja disa shembuj mashtrimesh me check-up
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre koncesionet e sektorit të shëndetësisë, ai kontrollit bazë mjekësor Check-UP, i sterilizimit dhe i dializës realizuan fitime në vlerën e 2 milionë eurove gjatë vitit të kaluar sipas të dhënave nga tatimet.

Check-Up, 750 mijë euro fitime

Fitimet më të mëdha i ka realizuar koncesioni i kontrollit bazë Check-Up nëpërmjet kompanisë 3P Life logistic. Kompania realizoi të ardhura në masën 876 milionë lekë, teksa fitimet ishin rreth 100 milionë lekë ose 750 mijë euro, sipas te dhenave nga tatimet (kompania nuk ka dorezuar ende bilanc).

Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 janë kryer gjithsej 316,601 kontrolle bazë, ose 67 % e treguesit në rang vendi.

3P life u pagua nga nga buxheti i shtetit me 876 milionë lekë. Duke e pjesëtuar këtë vlerë me numrin e kontrolleve, i bie që pagesa për një vizitë kishte vlerën e 2700 lekëve me 2017, teksa në kontratën mes koncensionerit dhe qeverisë çmimi i një kontrolli është përcaktuar në vlerën e 1537 lekëve.

Të dhënat tregojnë se qeveria e ka paguar koncensionarin për një vizitë 84 % më shtrenjtë se parashikimi në kontratë, për shkak të numrit të ulët të kontrolleve të realizuara, mungesa e të cilave në bazë të kontratës kompensohet nga qeveria.

Sterilizimi, 680 mijë euro fitim

Kompania tjetër SaniServise që ofron shërbimin e sterilizimit për instrumentet kirurgjikale raportoi 89 milionë lekë fitime ose rreth 680 mijë euro, sipas deklarimeve zyrtare në bilancin 2017. Të ardhurat e kompanisë arritën në 871 milionë lekë vitin e kaluar, teksa kompania raportoi shpenzime të përgjithshme në vlerën e 689 milionë lekëve. Fitimet e kompanisë do të ishin të larta nëse kompania nuk do të përfshinte tek fitimet një shumë pagese për interesa në vlerën e 120 milionë lekëve.

Kompania Saniservis ka fituar koncesionin setrilizimit kundrejt pagesës prej 12,3 miliardë lekësh për periudhën 2016-2025. Për çdo operacion që ofrohet në sallat shqiptare të operacionit, Saniservis paguhet 37,700 lekë për ndërhyrjet me intensitet të lartë, 22,300 lekë për ndërhyrjet me intensitet të mesëm, 13,900 lekë për ndërhyrjet me intensitet të ulët dhe 266 lekë për ndërhyrjet dhe 266 lekë për paketimet.

Dializa, DiaVita fiton 600 mijë euro

Kompania tjetër DiaVita e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni realizoi rreth 600 mijë euro fitime vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i vitit 2017 kompania realizoi të ardhura rreth 560 milionë lekë, të cilat janë financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që kompania ofron prej dy vitesh në disa qytete të vendit.

Të ardhurat shënuan rritje me 273 për qind në raport më një vit më parë teksa fitimet e kompanisë arritën në 76,8 milionë lekë(600 mije euro), duke rezultuar me normë fitimi 13.7 për qind. Të ardhurat rezultojnë me rritje shumëfish me 2017 për shkak se, kompania pati aktivitet të pjesshëm në vitin 2016.

DiaVita që ka fituar të drejtat e koncesionit për një periudhë 10 vjeçare, që nga momenti ku kontrata u bë aktive në vitin 2016dhe është e vlefshme me deri 2026. Në buxhetin e shtetit, koncesioni i Dializës është parashikuar të financohet me 655 milionë lekë në vit.
Sipas kontratës me qeverinë DiaVita do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan. Qeveria shqiptare ka argumentuar se e autorizoi këtë shërbim të privati për të rritur standardet e shërbimit dhe për mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi sa më pranë pacientit.

Koncesionet në shëndetësi kushtojnë 311 mln euro për 10 vjet

Qeveria shqiptare, deri më tani, ka autorizuar 311 milionë euro pagesa për katër koncesione në sektorin e shëndetësisë për 10 vitet në vijim.

Ekspertët të sektorit të shëndetësisë gjithnjë e më shumë po ankohen se burimet financiare për sektorin po shkojnë në drejtimet dytësore dhe tretësore, teksa paranadalimi i sëmundjeve dhe trajtimi i tyre kërkon investime në pajisje dhe teknologji të reja, por realiteti është edhe më i trishtë pasi edhe numri i shtretërve nuk mjafton ne shumicën e pavijoneve te QSUT-se.

Megjithëse koncesionet PPP në sektorin e shëndetësisë kanë hyrë në vitin e katërt të trete, ka shumë pak transparencë ndaj tyre dhe analizat e kosto -përfitimeve mungojnë. Por të dhëna të fragmentuara që burojnë nga dokumente zyrtare tregojnë se koncesionet po rezultojnë me kosto shumë herë më të larta se përfitimet.

Sektori i Shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së ndër vite. Me këto financime, shëndetësia shqiptare është më pak e financuar se në të gjitha vendet e Europës. Për rrjedhojë, shqiptarët paguajnë nga xhepi 50% të kostove të shërbimeve shëndetësore që sipas Bankës Botërore, që ka bërë këtë matje, është niveli më i lartë në Europë. /Monitor

Tags: analizacheck upkoncesionieshendetesi
Previous Post

EMRI/I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet i riu nga Elbasani

Next Post

Ekzekutimi në Memaliaj, Manjani: Forca e ligjit të vret me snajper, pushta pa kufinj

droni

droni

Next Post
Manjani urdhëron pezullimin e licencës së Përmbaruesit Martin Tusha‏ që u arrestua dje

Ekzekutimi në Memaliaj, Manjani: Forca e ligjit të vret me snajper, pushta pa kufinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.