Dështon takimi mes Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel. Mësohet se Presidenti i Serbisë ka refuzuar të takojë Thaçin.
Mediat kosovare shkruajnë se Marko Gjuriq e ka konfirmuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk do të takohet sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel, ashtu siç ishte njoftuar.
Nuk dihet ende pse Vuçiç nuk ka pranuar të takohet me Presidentin Thaçi, por paraprakisht Gjuriç është shprehur se Kosova nuk është e interesuar për dialog.
Këto deklarime Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuri i ka bërë pas takimit që delegacioni serb ka pasur me Federica Mogherinin.
Më herët,i pranishëm ishte vetëm presidenti Thaçi i cili kishte zhvilluar dhe takimin me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.











