Shqiptarët do të bashkohen në BE, tha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, sonte në tv Klan, pasi gazetari Fevziu e pyeti nëse do të ketë bashkim të Shqipërisë me Kosovën pas marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Sipas tij në pak vite koncepti i kufijve do të zbehet ndërsa tha se kufijtë e sotëm të shqiptarëve nuk kenaqin.
Në përfundim të emisionit, gazetari Blendi Fevziu i dhuroi Thacit një stilograf me portretin e Skënderbeut dhe simbolin kombëtar të shqiptarëve. Po ashtu në stilografin e kushtueshëm kishte të shënuar edhe incialet e Thacit dhe të emisionit opinion.











