Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bilaj të Krujës.
Komisariati i Policisë Krujë:
Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes











