Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një fëmijë i vogël ka marrë dëmtime serioze pas një incidenti në ambjentet e shtëpisë.
Sipas informacioneve të para, një fëmijë 3 vjeç është plagosur pas një incidenti brenda shtëpisë së tij.
Fëmija 3 vjeç është rrëzuar në pllakat e shtëpisë së tij. Si pasojë ka marrë goditje të mëdha në kokë.
Menjëherë është dërguar në Spitalin e Bulqizës ku pas plagëve të rënda është bërë e nevojshme dërgimi i tij me helikopter për në Tiranë. Nuk dihen akoma rrethanat e plota të kësaj ngjarje se si fëmija është rrëzuar.











