Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brescia, në një lokal në këtë zonë.
Mësohet se një i ri shqiptar, 32-vjeç ende i paidentifikuar, është dhunuar për vdekje gjatë një sherri me një tjetër shqiptar.
Policia ka arritur ta identifikojë shqiptarin tjetër, i cili është një 27 vjeçar i cili pas ngjarjes ai është arratisur, por më pas është kapur nga karabinierët dhe është çuar në paraburgim.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sipas mediave vendase, 32-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte në trup.











