Një person është arrestuar sonte fill pas vrasjes që kreu në qytetin e Mamurrasit. Një fëmi 13 vjec është vrarë sot në mbrëmje në këtë qytet nga një bashkëmoshatar pas një sherri mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras, ndërsa i mituri me inicialet A.S ka humbur jetën rrugës për në spital.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë. Policia ka arrestuar autorin, i cili po merret në pyetje.











