• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit: Të shkarkohet Kumbaro dhe Çuli, qeveria të miratojë dekretin

droni by droni
5 September, 2018
in Kulture
0
Protesta para Kuvendit për mbrojtjen e Teatrit, qytetaret ne krah te artit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit të konferencës së kryetarëve për të shtyrë deri në 12 Tetor çështjen e dekretit të Presidentit për kthimin e ligjit për Teatrin, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, ka reaguar nëpërmjet një deklaratë.

Në deklaratë ajo thekson se do vazhdojë të kthejë Sheshin e Teatrit në një hapësirë për artin dhe demokracinë edhe gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e saj.

Kështu, në një nga kërkesa e saj ajo thotë se qeveria duhet të tërhiqet nga shembja e teatrit si dhe të lirohen nga detyra  Drejtori i  Teatrit Kombëtar dhe Ministrja e Kulturës, tashmë të kallëzuar penalisht nga AMT, përderisa deri më tani nuk kanë dhënë dorëheqjen.

Ja çfarë kërkesash të tjera kanë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:

Deklarata e plotë

Vendimi i mazhorancës parlamentare për të mos e përfshirë miratimin e dekretit të Presidentit për kthimin e “ligjit special për Teatrin” në kalendarin e punës së Kuvendit deri më 12 tetor, është një vendim i drejtë. Ai rikonfirmon edhe një herë sa problematik ka qenë ky ligj, shkeljet e tij të rënda, të cilat, pas një presioni në rritje, kanë detyruar tashmë Qeverinë të bëjë hapin e parë mbrapsht qëkur problemi u bë publik.

Me këtë rast duam të falënderojmë të gjithë ata qytetarë që nuk kanë reshtur së mbështeturi protestën tonë për të përditshme, gjatë gjithë ditëve të nxehta të verës. Prezenca e tyre e vazhdueshme tregon se një shoqëri që reagon, që organizohet dhe që lufton për një ideal, herët a vonë arrin të triumfojë.

Në mënyrë që tentativa për shembjen e Teatrit Kombëtar të eliminohet përfundimisht, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) kërkon që:

1) Qeveria të miratojë dekretin në fjalë të Presidentit duke tërhequr përfundimisht nga kalendari “ligjin special”. Ajo duhet të deklarohet publikisht pro restaurimit të dy teatrove kombëtare, me një proces të hapur, transparent, gjithëpërfshirës dhe me financim publik. Aleanca është e gatshme të diskutojë dhe propozojë modele të ndryshme financimi dhe menaxhimi për këtë qëllim, të aplikuar gjerësisht në ditët e sotme, duke përfshirë edhe donacione. Përpjekjet për të testuar dhe lodhur artistët dhe qytetarët, duke e lënë të hapur për diskutime të mëvonshme dekretin, do dështojnë sërish.

2) Lirimin nga detyra të Drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe Ministres së Kulturës, tashmë të kallëzuar penalisht nga AMT, për neglizhencë me pasoja të rënda në mosmirëmbajtjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, duke qenë se nuk kanë dhënë dorëheqjen deri tani.

3) Qeveria të parashikojë në buxhetin e vitit 2019, si edhe në plan-buxhetin afatmesëm, një buxhet për Ministrinë e Kulturës, të barabartë, ose më të madh, se sa ai i Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë. Është e papranueshme që kultura shqiptare të vazhdojë të ketë një buxhet katër herë më të vogël se sa ajo e një vendi fqinj, me PPB dhe popullsi më të vogël se Shqipëria.

4) Kuvendi të marrë në shqyrtim nismat ligjore të propozuara nga Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, si edhe Rrjeti “Skena e Pavarur Kulturore”, për reformimin e plotë të sistemit teatror dhe sektorit jopublik të artit në Shqipëri.

5) Qeveria të rihapë dy teatrot kombëtare aktuale për sezonin e ri artistik. Të ashtuquajtura “problemet infrastrukturore” të godinave janë lehtësisht të riparueshme dhe pjesë e një gënjeshtër të vazhdueshme publike që Drejtori i TK dhe Ministrja e Kulturës kanë përcjellë në publik

Të nderuar qytetarë dhe media,

Çështja e Teatrit ka vënë në dukje probleme të mëdha të sistemit tonë politik dhe vendimmarrjes së tij. Është e qartë tashmë se një Parlament i zgjedhur nga lista të paracaktuara nuk ka asnjë mundësi reale për të mbrojtur qytetarët dhe për të limituar abuzimet e mundshme të Qeverive. Nevoja për një SISTEM të ri zgjedhor është urgjente për demokracinë dhe zhvillimin e shoqërisë tonë.

Nga ana tjetër, historia e Teatrit duhet të jetë edhe një shembull frymëzimi dhe trimërie për të gjitha shtresat dhe grupimet e tjera të shoqërisë të cilat duhet të ngrenë zërin për problemet e tyre. Fatmirësisht kjo shoqëri ka plot individë të aftë e pozitivë, që janë të gatshëm të ndihmojnë kauza të drejta. Ne e kemi ndjerë mbështetjen e tyre në çdo hap e jemi të sigurtë së kështu do të ndodhë dhe për grupime dhe raste të tjera.

Së fundmi, Aleanca mbetet në pritje të raportit përfundimtar të Komisionit Evropian mbi “ligjin special”. Pavarësisht shtyrjes në Parlament, ai raport duhet ti konfirmojë përfundimisht opinionit publik çmendurinë ligjore dhe ekonomike që kishte marrë përsipër Qeveria shqiptare. Ai raport duhet të vlejë jo vetëm për të mbyllur përfundimisht këtë çështje, por edhe si parandalues për skema të ngjashme në të ardhmen.

Aleanca do vazhdojë të kthejë Sheshin e Teatrit në një hapësirë për artin dhe demokracinë edhe gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e saj. Ai shesh ka qenë dhe do të mbetet një hapësirë e lirë, e hapur për këdo që kërkon të flasë, në një kohë kur kjo liri po na mohohet gjithmonë e më shumë. Jeni të mirëpritur çdo ditë, ashtu siç janë të mirëpritura dhe mediat të cilat shpresojmë se do jenë më të shumta në numër në ditët në vazhdim./Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Tags: aleanca per mbrojtjen e teatritdeklarateTeatri Kombetar
Previous Post

VIDEO/Ecte në sens të kundërt në Kavajë-Lushnjë, ndëshkohet rëndë shoferi ‘rebel’

Next Post

Bllokohen 51 ton miell misëri për kafshë në Morinë, çfarë u konstatua

droni

droni

Next Post
Bllokohen 51 ton miell misëri për kafshë në Morinë, çfarë u konstatua

Bllokohen 51 ton miell misëri për kafshë në Morinë, çfarë u konstatua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.