Aktori i humorit shqiptar, Visjan Ukcenaj është bërë baba për herë të parë. Mbrëmjen e kaluar ai u bë prind i një djali, lajm të cilin e ka zbuluar vetë me anë të një postimi në Instagram.
Ai publikoi fotografinë e të birit, të shoqëruar me një mesazh tepër emocionues.
“Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shkruajti ai.

Ndërkohë, në një prononcim për Revistën Who, Visjani zbuloi se emri i vogëlushit është “Divin”. Ky emër vjen nga gjuha frënge dhe do të thotë hyjnor.











