Një i moshuar ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ura në lumin Vjosë.
Mësohet se 75-vjeçari me inciale G.S., është hedhur nga ura në lumë, por menjëherë është shpëtuar nga shërbimet e policisë. Pasi u shpëtua dhe mori mjekim në spital u largua në banesë.
Sipas policisë, shkak për këtë akt, ka qënë gjendja e rënduar e të moshuarit pasi i moshuari ishte në gjendje depresioni.
Çështja u referua në Prokurorinë e Gjirokastrës.










