Dy fëmijë janë arrestuar nga Policia Vlorë pasi i kanë vjedhur çantën një gruaje 40 vjeçare.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen “1 Maj” Fier, dy shtetas i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll, 40 vjeçe.
Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë:
– 659.000 lekë të reja,
– 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll.
Veprimet proceduriale të mëtejshme në lidhje me personat e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.











