Aktorja e njohur e telenovelave meksikane, Ximena Navarrete ka përjetuar dicka të dhimbshme kohët e fundit.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Juan Carlos Valladares njoftuan se ishin në pritje të një fëmije para pak javësh. Duket se nuk ka shkuar cdo gjë mirë dhe Ximena ka ndarë lajmin e hidhur me një shkrim në Instagram, ku shkruan:
“Një pjesë e zemrës time jeton në parajsë”.
Aktorja shtoi se momenti kur ndjeu fëmijën në bark ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real që kishte përjetuar. Por është shprehur pozitive se me mbështetjen e familjes dhe dashurinë e bashkëshortit do ta kalojë dhe se tani ka një ëngjëll në parajsë që do t`iu dërgojë bekime të reja.














