Vinicius Junior kishte një pasdite përgjithësisht pozitive të dielën pasi ai shënoi dy gola për Real Madrid Castilla në derbin e ekipit B kundër Atletico Madrid B, por kishte një moment të veçantë në 10 minutat e fundit.
Pas një përplasje me Tachi, mbrojtësi i “Los Colcheoneros” u përpoq ta kafshonte kokën e superstarit të Real Madridit.
Incidenti çoi në përleshje mes futbollistëve në fushë, ndërkohë që të dy lojtarët u ndëshkuar ma karton të verdhë.
Në shkallët e stadiumit ishte prezent dhe tekniku i Realit, Julen Lopetegui i cili shfrytëzoi këtë përballje për të parë në aksion të riun brazilian dhe disa futbollistë që në të ardhmen pritet të jenë kontigjent i Realit.
https://youtu.be/r9mtlJeZTow











