Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në një çantë të zezë në rrugën ‘Azem Galica’.
Burime nga policia, thonë se foshnja është gjetur në orën 07:30.
Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:
Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën ‘Azem Galica’, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.










