Mesa duket pushimet për presidentin Ilir Meta ende nuk kanë përfunduar. Prej disa javësh ai ka qëndruar në Alpet e Shqipërisë duke provuar aktivitete të ndryshme, siç është dhe ajo e ngjitjes.
Këtë radhë presidenti uron nga maja më e lartë e Alpeve tona. Ilir Meta ka postuar këtë të shtunë në facebook gjithë videon e udhëtimin të tij drejt Majës së Jezercës, majës më të lartë të Alpeve shqiptare.
Ja postimi i Metës në facebook
Me urimin për një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa përjetime të papërsëritshme duke u ngjitur tek ‘E Bukura e Qiellit’ në Jezercë, në majën më të lartë të Alpeve tona.











