Një automjet është gjetur i braktisur në Shkodër. Makina ekzaktësisht është gjetur në zonën e quajtur Livade.
Brenda në makinë nuk është gjetur asgjë.
Dyshimet e para janë se makina mund të jetë përdorur pas ndonjë vrasje. Mendohet se ndonjë viktimë e ndonjë vrasjeje mund të jetë transportuar me këtë automjet.
Makina është gjetur në të njëjtën zonë ku janë gjetur më herët mjetet e djegura të vrasjeve pa autor, dhe lokalizimi i saj ka qënë i vështirë.










