Detaje të reja mësohen nga grabitja që u bë administratorit të ‘Exchange’ në Cërrik.
Adem Ngjela është personi i cili u grabit mëngjesin e sotëm. Mësohet se ishte nisur drejt Elbasanit për tek biznesi i tij, teksa një person i armatosur dhe pa maskë i mori rreth 14 milionë lekë të vjetra. Ai madje i shpoi dhe gomat e makinës.
Nëna e tij, në një prononcim për Fax News përmendi dhe problemin ligjor që ai kishte patur pak kohë më parë si dhe tregon se e dëgjuan atë duke bërtitur si iu morën lekët.
Menjëherë ai kishte njoftuar policinë.
Ngjela kishte 25 vite që merrej me këtë profesion, ndërkohë që thotë se nuk e njihte personin që i grabiti shumën e madhe të lekëve.











