Një i dehur është gjetur pa ndjenja në rrugën “Pterela” në Tiranë.
Sipas Policisë se Tiranës, ai u dërgua në QSUT, për ndihmë mjekësore por ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 30. 08. 2018, në rrugën “Petrela”, është gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore shtetasi N. G., i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur. Ky shtetas u dërgua në QSUT, për ndihmë mjekësore ku dhe më pas ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











