Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka ndërprerje të energjisë elektrike në një zonë të Tiranës për shkak të dëmtimeve të linjës.
Si pasojë e punimeve nga ana e Ujësjellësit, pranë fshatit Domje, është dëmtuar rrjeti 20 kV, duke lenë pa energji elektrike zonën përreth si dhe aeroportin “Nene Tereza”.
Dëmtimi ka ndodhur rreth orës 11:10, ndërsa grupet e OSHEE janë në terren duke punuar për riparimin e linjës.












