Reali i Madridit ka identifikuar zëvendësuesin ideal të Cristiano Ronaldos.
Sipas asaj që raportohet nga gazetari argjentinas Mauricio Hidalgo nga faqja e lajmeve argentiane OLÉ, Real Madrid dhe Juventus kanë gjetur një marrëveshje të plotë për kalimin e përhershëm të Paulo Dybala nga Torino në Madrid.
Duke iu referuar këtyre burimeve Dybala do të bëhet një lojtar i Real Madrid para përfundimit të merkatos së kësaj vere, e cila mbyllet më 31 gusht. Shifra e marrëveshjes do të jetë 180 milionë euro, 70 milionë euro më shumë se ajo që Juventusi i pagoi Madridit për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon në korrik.
Në “Santiago Bernabeu” Dybala thuhet se do të fitojë 16 milionë euro në sezon. Dybala është zhgënjyer nga trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri që e radhit yllin argjentinas në fundin e zgjedhjeve të tij për fazën e avancuar.











