Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, lidhur me denoncimin e Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se Rama me gojën e sugarit të tij deklaroi se ai dhe baxhanaku do vazhdojnë ta vjedhin këtë vend.
Piktori dështak:
Ari, baxhanak të kam xhan, ti je mbi ligjet por paratë i kemi bashkë!
Miq, dje PD denocoi dhe provoi me dokumenta se baxhanaku i piktorit dështak, Armand Frangu është fitimtari i tenderit prej 16 milion euro nga kryebaxhanaku i tij. Sot Rama me gojën e sugarit të tij deklaroi: baxhanak të kam xhan, kemi vjedhur dhe do vjedhim prap, jemi mbi ligjet por paratë i kemi bashkë! sb











