Një nga ish-hetuesit e tmerrshëm të Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës komuniste është ndarë nga Jeta.
Shyqyri Çoku vdiq në moshën 90 vjeçare. Ai njihet si një nga torturuesit më të tmerrshëm të diktaturës komuniste, përfshirë edhe klerikun e ndjerë At Zef Pllumi.
Janë 92 të dënuar që janë torturuar nga Çoku.
Qeveria aktuale i dha “Medaljen e Mirënjohjes” atij, çka detyroi më pas kryeministrin Edi Rama të kërkonte falje.
Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike.












