Rama ka instaluar së fundmi në celularin e tij ‘Confide’, një program për kodimin e mesazheve për të gjitha aplikacionet. Rama ka shkarkuar programin në telefonin e tij, gjatë mbrëmjes.
Ky njoftim (në foto) i ka mbërritur të gjithë atyre përdoruesve të ‘Confide’ që kanë të regjistruar në celularin e tyre edhe numrin e kryeministrit.Ky program bën të mundur që mesazhet që vijnë në telefon të fshihen në mënyrë automatike sapo ti i ke lexuar ato.
Çka është edhe më e rëndësishme lidhet me faktin se personi që ti i dërgon një mesazh nuk mund ta ruajë atë nëpërmjet ‘screenshot’, sepse programi nuk e lejon diçka të tillë.
Mësohet se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e kanë instaluar gjithashtu këtë program./Politiko.al












