Kur ishte futbollist Gennaro Gattuso ishte i njohur për karakterin e tij të ashpër, cilësi që nuk e ka “harruar” as gjatë karrierës së tij si trajner.
40-vjeçari është kthyer në “San Siro” si menaxher, duke transferuar ato tipare të ndyta të personalitetit në krah. Në një video amatore shfaqet Gattuso duke goditur mbrojtësin 17-vjeçar Gabriele Bellodi pas kokës, pasi mbante me krenari një fanellë të Barcelonës.
Incidenti ndodhi pas fitores 1-0 të Milanit ndaj gjigantëve katalanas më parë këtë muaj, ndërkohë që video u bë virale vetëm pak orë më parë.











