Gazetari i njohur për çështjet e ekonomisë, Klodian Tomorri, ka shkruar lidhur me buxhetin e bashkive në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se në terma të shpenzimeve bashkitë me eficente në Shqipëri janë Rroskoveci, Kolonja dhe Kamza.
Ai përmend dhe emrin e Xhelal Mziut, ku shprehet se ai e ka vënë buxhetin në shërbim të qytetarëve ashtu si Majlinda Bufi në Rroskovec dhe kryebashkiaku i Kolonjës.
Në përfundim të postimit të tij Tomorri ka shkruar, se kjo punë nuk matet me sa herë del në televizion, por matet sa e çon buxhetin atje ku duhet.
Postimi i gazetarit Klodian Tomorri:
A e dini se?
Ne terma te shpenzimeve bashkite me eficente ne Shqiperi jane Rroskoveci, Kolonja dhe Kamza.
Ne cdo 100 leke qe ka buxheti i Bashkise se Kamzes, 50 leke shkojne per investime dhe 50 te tjera per rroga dhe shpenzime operative. Xhelal Mziu e ka vene buxhetin ne sherbim te qytetareve ashtu si Majlinda Bufi ne Rroskovec dhe kryebashkiaku i Kolonjes.












