Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka operuar nënën e tij në një spital në Tiranë. Bëhet fjalë për një spital publik dhe është senatoriumi i Tiranës.
Kryeministri jep lajmin e mirë se nëna është më mirë tani dhe përgëzon personelin mjekësor të spitalit publik për kujdesin.

Postimi i Haradinaj:
Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Nana Rukë bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!











