Jan vënë në prangat e policisë tre të rinj të cilët kundërshtuan punonjësit e policisë duke i penguar të ushtronin detyrën e tyre.
Janë ndaluar ndaluar shtetasit:
1- Olsi Hajno 26 vjeç, banues në Vlorë.
2- Aleko Rustemaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
3- Henea Kamberaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërkohë shpallet në kërkim shtetasi K.G.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për ngjarjen e ndodhur më datë 23.08.2018, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Aleksandrisë”, ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar ata të ushtrojnë detyrën.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236 dhe 25 të K.Penal.












