Janë konfiskuar gjysmë ton marijuanë në Brindizi. Policia e ka zbuluar drogën në një gomone të gjatë 7 metra të gjatë.
Në pranga janë venë dy trafikantë shqiptarë, të moshës 46 vjeç dhe 38 vjeç nga qyteti i Vlorës.
Sasia në total ishte 535 kg drogë, ndërsa mësohet se nga shitja e tyre do të përfitohej 5 milion euro.
Sipas policisë italiane, droga ishte e paketuar në 26 pako. Operacioni nga Guardia di Fananca u zhvillua nga ajri dhe deti, për të bërë të mundur kapjen e tyre, pasi ishin përpjekur të arratiseshin.











