Një tjetër sasi e madhe droge është kapur sot, këtë herë në kufirin greko-shqiptar. Janë sekuestruar mbi 86 kg marijuanë. Mësohet se droga u kap në Igumenicë brenda një automjeti që vinte nga kufiri.
Pas kontrollit të imtësishëm, janë zbuluar vendet ku fshihej droga. Ato ishin fshehur poshtë sediljeve dhe në portat e mjetit. U gjetën rreth 84 pako me 86 kg 230 gram marijuanë.
Është arrestuar drejtuesi i mjetit, Olibion Lena, 34-vjeç, nga Lushnja. Por shtetasi Lena nuk ishte një person i panjohur për policinë greke.
Sipas raportimeve të policisë greke, 34 vjeçari rezultonte i kërkuar në Greqi, i dënuar me 7 muaj burg dhe 3000 euro gjobë në Pater për falsifikim dokumentash.












