Janë djegur rreth 10 hektarë ullishte dhe shkurre në Kasharaj të Lushnjës. Pas zjarrit të një viti më parë, i cili dogji pjesën më të madhe të gjelbëruar, kjo zonë rrezikon të mbetet pa gjelbërim.
Sipas Ora news, zjarri nisi në orët e para të mëngjesit në një prej luginave të kodrave të qytetit. Nga informacionet e para, mësohet se zjarri ka qenë aksidental.
Zjarrfikëset kanë qenë në vendngjarje, por e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërsa era po vështirëson shuarjen e flakëve, miliona lekë pasuri e banorëve të zonës në drufrutore janë duke u shkatërruar nga zjarri.











