Një vajzë e mitur, vetëm 5 vjeçe ka rrezikuar mbytjen në det. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil, ku vajza ndodhej me familjen për pushime.
E mitura është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku edhe iu dha ndihma e parë. Sipas bluzave të bardha, vajza nga uji që ka pirë ka pësuar pneumoni aspirative, por gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.
Për mjekim më të specializuar fëmija është transportuar me helikopter drejt spitalit në Tiranë.











