Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe incidentet e turpshme vazhdojnë të ndodhin në zonat bregdetare të vendit tonë.
Zona e Kanalit të Cukës në Sarandë prej tre orësh ka mungesë të energjisë elektrike. Një pjesë e hoteleve dhe shtëpive të pushimit po qëndrojnë pa punë duke u detyruar të presin derisa energjia të rikthehet.
Nga mungesa e energjisë, një çift nga Italia raportohet se ka mbetur brenda në një ashensor prej disa minutash, derisa kanë qenë pronarët ata të cilët i nxorrën.Ndërkohë në hotele të tjera, ka djegie të pajisjeve elektro-shtëpiake.
Shkak i mungesës së energjisë është zjarri që përfshiu n/stacionin elektrik për shkak të ngarkesës.
Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe fiku zjarrin, ndërkohë që gjithë transformatorët janë djegur.











