Një 21 vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga policia. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Sipas policisë, i riu është banues në fshatin Orenjë dhe akuzohet për marrëdhënie seksuale me një vajzë të moshës 14 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi: A. T., 21 vjeç, banues në fshatin Orenjë, Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F. H., 14 vjeçe, banuese në Librazhd.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal












