Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka uruar të gjthë besimtarët myslimanë në ditën e Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti. Ai uron besimtarët duke kujtuar se kjo festë kremton mposhtjen e egos dhe forcën në besim tek zoti.
Mesazhi i plotë i Bashës në facebook
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.
Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!












