• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet eksperti:Pse nuk janë goditur bandat në Shqipëri, çfarë u bë me paratë e krimit

droni by droni
21 August, 2018
in Kronika, Kryesore, Politika
0
Flet eksperti:Pse nuk janë goditur bandat në Shqipëri, çfarë u bë me paratë e krimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pëllumb Nako është ekspert i çështjeve të sigurisë dhe, kur e pyet mbi gjendjen e rendit në vend, preferon t’u referohet shifrave.

E nis nga krimi i organizuar dhe fuqia e shtetit për t’i goditur asetet financiare.

“Do të bënim një bilanc që në një vit kemi 60 milionë euro asete kriminale të sekuestruara nga organet tona kompetente”, tha Pëllumb Nako, ekspert për çështjet e sigurisë.

Për ta vënë në kontekst forcën e shtetit, krahasimin e bën përsëri përmes parasë. Si shembull merr rastin e 600 kg kokainë të kapur në Durrës.

“Vlerësimi që kanë bërë specialistët në vlerën e investuar, vlerën e parave që janë harxhuar për ta marrë këtë sasi, është te 120 milionë euro. Pra kemi vetëm një grup, i cili deri tani, të paktën sipas hetimit, përbëhej nga 4 persona, që ka kryer një investim kriminal prej 120 milionë eurosh. Ndërkohë, të gjitha institucionet e shtetit tonë kanë sekuestruar një sasi që është në vlerat e 60 milionë eurove”, tha Pëllumb Nako.

Vet drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore pohuan disa muaj më parë se, në vend ekzistonin 40 grupe kriminale. Pëllumb Nako pyet çfarë u bë me to dhe përse askush nuk i përmend më?

“Po të shikoni faqen e internetit të Policisë së Shtetit, para disa kohëve e reklamonte punën e Task Forcës në drejtim të kapjes së këtyre grupeve kriminale. Në mos gabohem ishin 6 apo 7 grupe. Tani, kjo faqe nuk e paraqet më këtë problem. Pra, duket qartë që është një dështim. 33 grupet e tjera kriminale ku janë? U reklamua për disa muaj edhe e famshmja Task Forca ‘Forca e Ligjit’. U reklamua për disa muaj dhe u la përgjysmë. Në muajt e fundit nuk flet njeri për të”, u shpreh më tej Nako.

Nga ana tjetër mbetet problemi i krimit ordiner, që ndikon drejtpërdrejt te perceptimi që qytetarët kanë për sigurinë e tyre.

“Para disa kohëve filloi me publicitet shumë të madh krijimi i forumeve qytetare të sigurisë. Filloi ministri i Brendshëm, doli në disa qytete, papritur u ndërpre. Pse? Njerëzit janë të shqetësuar dhe pyesin përse u la përgjysmë një nismë e tillë?”, tha eksperti.

Si ekspert i çështjeve të sigurisë, Nako e di fort mirë se gjykimi i qytetarëve nuk bazohet në statistika, por mbi bazën e një perceptimi që ata krijojnë mbi veprimtarinë e institucioneve.

“Gjithnjë shqetësimet sociale që lidhen me ndjenjën e pasigurisë ndiqen nga një fenomen i dytë social, që lidhet me largimin, me braktisjen”, deklaroi ai.

Ngjarje si vrasja e 8-fishtë në një fshat të Vlorës, pak ditë më parë, shoqërohen nga thirrjet për fushata të mbledhjes së armëve që ndodhen në duart e popullsisë. Pëllumb Nako tregon se nuk ka iluzionin se ky do të ishte çelësi i artë. /tch.

Tags: krimipolitikaTrafikante
Previous Post

Zjarr në çerdhen nr.16, zbulohen detajet e para

Next Post

Deputeti i PD bëhet baba për herë të tretë! Pas dy djemve tashmë me një vajzë

droni

droni

Next Post
Deputeti i PD bëhet baba për herë të tretë! Pas dy djemve tashmë me një vajzë

Deputeti i PD bëhet baba për herë të tretë! Pas dy djemve tashmë me një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.