Një grua shtatzanë ka humbur jetën nga aksidenti që sapo raportuam pak më parë.
Nga përplasja e dy mjeteve në aksin Levan-Fier raportohet se ka mbetur dhe i plagosur rëndë dhe një fëmijë. Në total raportohen se janë të plagosur 4 persona.
Aksidenti ka ndodhur afër liqenit artificial të Levanit. Ajo që mësohet deri tani është se gruaja e vdekur është dërguar për në morgun e qytetit.
Ende nuk dihen nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.












