Edmond Bego u arrestua dy ditë më parë nga policia greke. Ndërkoha gjatë ditës së sotme Gjykata e Korfuzit ka dhënë masen e arrestit me brug për biznesmenin shqiptar të dënuar për trafik droge në Itali.
Ai eshte biznesmen në fushën e ndërtimeve që ka përdorur disa emra, i arrestuar dy ditë më parë në Igumenicë, për llogari të shtetit italian teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, u la në burg nga gjykata greke.
Mësohet se Bego do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të dosjes nga Italia, e cila do jetë vendimtare për fatin e tij.











