Një tjetër baxho është mbyllur pasi kishte djathë me myk dhe në kushte skandaloze higjiene. Inspektorët e AKU-së në Gjirokastër konstatuan se shtetasi Edmond Zyba tregtonte nënproduktet e qumështit pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Për pasojë, ndaj këtij shtetasi u mor masa administrative gjobë 300.000 lekë, mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit 400 kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë, si dhe u morën mostra për analiza.
















