Policia jep detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Lezhë për të cilën raportuam pak më parë.
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur Martin Prenga. Ai është qëlluar në këmbë nga autori i grabitjes.
Martin Prenga ishte roja i karburantit i cili është qëlluar me armë zjarri nga grabitësi. Grabitësi cili ka marrë një shumë parash të konsiderueshme nga karburanti, ka hyrë në ambjentet e karburantit në orën 22:50 të mbrëmjes së djeshme.
*Ngjarja
Një grabitës ka plagosur rëndë rojen e karburantit teksa kishte hyrë për të grabitur karburantin. Bëhet fjalë për karburantin e ndodhur në rrugën dytësore Lezhë – Rrilë.
Ai ia dalë të vjedhë një sasi të konsiderueshme lekësh dhe të largohet nga vendi i ngjarjes. Ai ka qënë i maskuar dhe me një automjet pa targa./K.Balliu











