• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të hënën nis Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare në Prishtinë

droni by droni
18 August, 2018
in Rajoni
0
Të hënën nis Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare në Prishtinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka është gati për Seminarin e 37 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Shumë studentë të huaj të interesuar të mësojnë gjuhën shqipe, ata tashmë kanë filluar të vijnë në Prishtinë. Seminari konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme shkencore e kulturore e Albanologjisë në botë.

Drejtori i Seminarit, Rrahman Paçarizi thotë se edhe këtë vit interesimi për seminarin është i madh.

Albanologu po ashtu bëri të ditur se këtë vit Rektorati i UP-së është kujdesur që me kohë t’i sigurojë mjetet financiare për Seminarin, gjë që më parë nuk ka qenë kështu.

Paçarizi: Kemi kryer të gjitha përgatitjet teknike për Seminarin

 

“Ne tashmë kemi kryer të gjitha përgatitjet teknike. Gjithashtu, para disa muajsh kemi përpiluar edhe programin dhe jemi përcaktuar për punimet të cilat janë pranuar në bazë të abstrakteve. Do të thotë gjithçka është e gatshme, vetëm presim që më datën 18 dhe 19 të nisin të vijnë mysafirët e parë në mënyrë që me 20 gusht të bëhet hapja solemne e edicionit të 37 të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare”, thotë ai.

Profesori në Universitetin e Prishtinës bën të ditur se edhe këtë vit seminaristët vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Ndërsa tregon se krahas seminaristëve, nuk është i vogël numri i studiuesve që do të marrin pjesë në sesionet dhe tryezat shkencore.

Paçarizi: Këtë vit presim rreth 100 seminaristë

“Janë paraqitur diku rreth 160-170 pjesëmarrës për ndjekjen e kurseve që do të rrinë gjatë dy javësh. Mirëpo ne nuk i kemi pranuar të gjithë sigurisht. Kemi bërë një seleksionim në bazë të rekomandimeve që na kanë dërguar profesorët e tyre apo udhëheqësit e katedrave. Ne i kemi pranuar diku rreth 120-130 nga aplikantët dhe presim që rreth 100 prej tyre të jenë të pranishëm gjatë dy javësh sa mbahet seminari për t’i ndjekur  kurset e gjuhës shqipe në tri nivelet”, thekson ai.

Temat që do t’i trajtojë seminari, Paçarizi thotë se do të zhvillohen përgjatë tri sesioneve, ndërsa thekson se për dy sesionet e para, atë të gjuhës dhe letërsisë, ka interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve.

Sipas tij, seminari i sivjetshëm ka prurje cilësore, ndërsa do të trajtojë tema interesante.

“Zakonisht interesimi është më i madh për sesionin e Gjuhës dhe atë të Letërsisë. Ndërkaq sesioni i Kulturologjisë pati shënuar një rënie vitin e kaluar. Por sivjet sërish është dëshmuar një interesim solid për këtë sesion, në të cilin sivjet do të diskutohet për median në epokën e digjitalizimit. Në sesionin e gjuhësisë do të flitet për ‘shqipen në diasporë – diasporat e shqipes’, ndërkaq në sesionin e letërsisë tema boshte do të jetë ‘Topika e shqipes’”, thotë ai për KosovaPress.

Veç kësaj, Paçarizi theksoi se “50 vjetori i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës”, “Skënderbeu në letërsinë shqipe” dhe “Edukimi medial” do të jenë temat e tryezave të seminarit të 37.

Ai flet edhe për rëndësinë e madhe që ka ky seminar.

Paçarizi: Seminari ka arritur të përgatisë albanolog të huaj

“Ajo çka mund t’ju them është se seminari ka arritur të përgatisë albanolog të huaj të cilët pastaj kanë hapur dhjetëra katedra nëpër universitete të njohura të Evropës në të cilat mësohet shqipja, apo katedra të veçanta në të cilat studiohet albanologjia si e tillë. Gjithashtu, seminari arrin që për çdo vit të mbledhë së paku 50-60 të rinj e të reja nga vende të ndryshme të Evropës, edhe nga vende të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe për të cilët është vështirë të lëvizin në Kosovë. Pastaj që janë të ngarkuar me paragjykime të ndryshme për Kosovën dhe kur vijnë këtu ata kthehen me një pasqyrë krejt ndryshe dhe të kundërt madje lidhur me Kosovën”, u shpreh ai.

Bënë të ditur se përmes këtij seminari, është arritur të krijohen lidhje të veçanta me universitete të ndryshme dhe institute të shumta që merren me albanologji, ku përfitimet nuk janë të pakta.

Paçarizi: Kemi ndërtuar reciprocitet me universitete të ndryshme

“Duke u nisur nga ky bashkëpunim  ne tashmë kemi ndërtuar njëfarë reciprociteti me universitete të ndryshme. Ne, për shembull, disa herë kemi marrë pjesë në disa konferenca shkencore në Berlin. Pastaj marrim pjesë në konferenca të organizuara në Prag, në disa universitete të Polonisë, e të mos flasim për universitetet e Italisë, sidomos të asaj Jugore. Me që arbëreshët që nga fillimi e deri tash janë paradigma e këtij seminari. Natyrisht, viteve të fundit mund të krenohemi me aktivizimin e arbëreshëve të Zarës, të cilët janë të shumtë dhe janë shumë produktiv në punimet e seminarit në këto 5-6 vitet e fundit”, potencoi albanologu.

Krejt në fund, Paçarizi thekson se seminari ka dy produkte të vetat të botuara, e që përfshijnë përmbledhjen e punimeve të cilat prezantohen në seminar dhe revistën shkencore, e cila, siç thotë ai, është pothuajse e pavarur nga seminari.

Hapja solemne e Seminarit XXXVII, do të bëhet të hënën, më 20 gusht 2017, ndërsa punimet do të zhvillohen në Prishtinë nga 20 – 31 gusht.

Previous Post

Grabitet shtëpia e aktorit të famshëm, i vjedhin objekte ari……

Next Post

Paloka: Abuzimet e Ramës! Me helikopter nga Vlora në Vlorë

droni

droni

Next Post
Paloka: Abuzimet e Ramës! Me helikopter nga Vlora në Vlorë

Paloka: Abuzimet e Ramës! Me helikopter nga Vlora në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.