• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Karta e studentit, një premtim i pambajtur ende nga Bashkia Tiranës

droni by droni
18 August, 2018
in Politika
0
Erion Veliaj dështon me kartën e studentit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës që në qershor të vitit 2015 kur kandidoi për këtë post, përdori  si kryepremtim të fushatës hedhjen në qarkullim të Kartës Bashkiake të Studentit.

Në maj të vitit 2016 ai deklaroi se brenda vitit studentët e kryeqytetit do të pajiseshin me një kartë të tillë. Pasi nuk e mbajti fjalën, një vit më vonë, në korrik të vitit 2017 ju përbetua socialistëve të rinj të FRESH-it prapë se, brenda vitit ky objektiv do realizohej. Sërish asgjë.

Një vit më pas zyrtarisht në qershor 2018 Bashkia tërhiqet nga dhënia e afatit për premtimin e bijshëm të para më shumë se 3 viteve.

Historia e Kartës Bashkiake të Studentit është më e vjetër se fillimi nga detyra në krye të Bashkisë së Tiranës i Erion Velisë.

Fillimisht paraardhësi i tij Lulzim Basha, e konsideronte si një “objektiv strategjik” pajisjen e studentëve në Tiranë me këtë Kartë, por katër vitet ikën dhe objektivi dështoi.

Në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale në qershor të vitit 2015 kandidati socialist Erion Veliaj e shndërroi në favor këtë mosrealizim të demokratëve, duke u betuar në mënyrë të përsëritur se Karta Bashkiake Studentore do të ishte një realitet nëse ai zgjidhej si kryetar i Bashkisë. Veliaj u zgjodh dhe togfjalëshin “Karta Bashkiake e Studentit” nuk e hoqi nga goja sa herë takonte para medias të rinjtë.

1.Rreth një vit pasi u ul në karriken e kryetarit të Bashkisë, Veliaj ishte shumë euforik kur iu tha një grupi të rinjve që ishin mysafirë në ambjentet e këshillit bashkiak të Tiranës, se brenda vitit ky objektiv do të përmbushej, dhe se me anë të Kartës së Studentit, ata, do të marrnin një sërë shërbimesh të subvencionuara nga bashkia. “Në këtë fazë kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin, një plan fizibiliteti që na ka marrë muaj, kemi punuar me shumë ekspertë të huaj dhe në fund besoj se do të kemi jo vetëm kartën e studentit, por një nënprodukt të sistemit elektronik të biletimit në qytet për autobusët dhe të gjitha shërbimet e tjera që ofron qyteti. Dhe besoj se në fund të këtij viti, ky do të jetë një argument që i përket të kaluarës”, deklaroi më 2 maj 2016 Veliaj.

bashkia 2Takimi u pasqyrua dhe në faqen zyrtare online të Bashkisë së kryeqytetit dhe u përcoll nga thuajse të gjitha mediat lokale dhe qendrore, si dhe rrjetet sociale. Viti 2016 mbaroi,  por Karta Bashkiake e Studentëve nuk u duk gjëkundi.

Erioni nuk u tulat nga kjo.

Në korrik të vitit 2017 ai bëri një zotim tjetër entuziast, po për Kartën Bashkiake të Studentit. Premtimin e kishte special, para të rinjve socialistë, anëtarë të FRESH-it. Veliaj shkoi në kampingun e tyre të pushimeve në Jug të vendit dhe më 22 korrik 2017 premtoi solemnisht: “Jemi në proces, pra më në fund morëm atë që na nevojitej nga Ministria Transportit dhe jemi në garë për një kartë të veçantë për qytetin e Tiranës. Është pjesë e rutinës, të cilën do ta mbyllim këtë vit”. Kjo deklaratë, si gjithmonë, u pasqyrua thuajse në të gjitha mediat klasike dhe ato të reja

bashkia 3Por ja që dhe 2017 u mbyll dhe sërish nuk u bë gjë.

Po 2018?!

Tani Bashkia e Tiranës ka ndërruar taktikë.

Sikur t’i ketë harruar fjalët e ëmbla në fushatën elektorale dhe të dy viteve më pas, kjo çështje tashmë trajtohet si hermetike për zyrtarët e Bashkisë. Madje Bashkia duket se ka “hallakatur” dhe kuptimin e Kartës, duke e konsideruar atë tashmë si Kartë Rinore dhe jo si më herët, Kartë Bashkiake Studentore.

ABC Tirana Club, një grupim studentor me bazë në fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, iu drejtua Bashkisë së Tiranës më 16 maj 2018 me dy pyetje për të marrë informacion, njëra prej të cilave lidhej drejtpërdrejt me Kartën e Studentit.

“Çfarë ka bërë konkretisht Bashkia e Tiranës për premtimin mbi Kartën e Studentit? (A ka një afat konkret se kur studentët do të pajisen  me këtë Kartë; cilët janë subjektet apo institucionet e tjera publike me të cilat Bashkia e Tiranës ka arritur deri më 16 maj 2018 marreveshje mbi Kartën e Studentit)”.

Kaluan rreth 6 javë që Bashkia e Tiranës nuk dha informacion mbi këtë pyetje, duke shkelur hapur ligjin. Me këmbënguljen e përfaqësuesve të ABC Tirana Club tek koordinatori për të drejtën e informimit në Bashki u arrit të merret një përgjigje.

Aspasjana Kerxhalli, zyrtare  nga Drejtoria e Rinisë në Bashki informoi më datë 27 qershor 2018 përmes emai-lit zyrtar, se:

“Pershendetje, Drejtoria e Rinise eshte duke punuar per karten rinore, ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit, Sportit dhe Rinise. Drejtoria e Rinise dhe Drejtoria e Transportit po punojne qe karta rinore te jete e unifikuar me karten e transportit publik, qe lidhet me biletat elektronike. Nuk mund tju japim nje afat te caktuar, por eshte ne proces. Cdo informacion per karten do te publikohet tek website i Bashkise se Tiranes. Faleminderit”

Përgjigja jo vetëm duket e thatë dhe me predispozitën të mbajë larg të interesuarit për problemin; jo vetëm që të krijon përshtypjen se puna me Kartën ende nuk ka filluar seriozisht; por për çudi Bashkia trazon konceptin, duke fshirë emërtimin Kartë Bashkiake Studentore dhe duke e zevëndësuar me formulimin Kartë Rinore.

Kjo do të duhet provuar nëse është një lapsus burokratik, apo taktikë propagande, për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

2.Për studentët e Tiranës kjo është mjaft zhgënjyese, pasi bëhet fjalë për një dokument që ka shumë vlerë për ta.

Bëhet fjalë për një projekt që ndikon në jetën e aktivitetin e tyre. Karta Bashkiake e Studentit iu mundëson studentëve të qytetit të Tiranës, ofrimin e produkteve ose shërbimeve me ulje çmimi, apo me kushte të favorshme nga veprimtaritë e biznesit që do përfshihen si partnerë në këtë program

Një student i institucioneve të arsimit të lartë në territorin e bashkisë së Tiranës, nga 18 deri 28 vjeç, është përfitues nga përdorimi i Kartës me lehtësira në shërbimet e ndryshme publike dhe private që ofrohen, jo vetëm transporti, por dhe nga bankat, telekomunikacioni, qendrat tregtare, njësitë e shërbimit kulturor, kinematë, teatrot, sporti etj.

Një kontribut konkret në dobi të tyre, por që rezulton hëpërhë si mashtrim propagandistik nga Bashkia e Tiranës.

Marrë nga: abctiranaclub.wordpress.com

Tags: analizakarta e bashkiseMashtrimiveliaj
Previous Post

VIDEO/Largohet nga Shqipëria dhe zëvendësi i Donald Lu-së, mesazhi i tij për shqiptarët

Next Post

LAJM I FUNDIT/Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare, ish-kreu i OKB-së

droni

droni

Next Post
LAJM I FUNDIT/Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare, ish-kreu i OKB-së

LAJM I FUNDIT/Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare, ish-kreu i OKB-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.