Vijon puna për ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Policia njofton se është kapur një nga autorët e vjedhjes në aksin Krahës-Memali.
Juljan Islamaj është 28 vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim. Ai ishte i dënuar me 6 vite burg për vjedhje me dhunë.
Ai tentoi ti vidhte një shtetasi sendet e tij personale si dhe një sasi të konsiderueshme lekësh.
Policia po vazhdon të punojë për kapjen e personave të tjerë të cilët rezultojnë të shpallur në kërkim pas dënimit për vepra të ndryshme penale.











