Një autobus i cili ka qënëpot me turistë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Deri tani, raportohet se zjarri është neutralizuar nga ndërhyrja në kohë e zjarrëfikësve. Dalja e turistëve nga autobusi ka qënë e menjëhershme, duke shmangur kështu lëndime serioze të tyre.
Zjarri ka rënë në motorrin e autobusit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilën ka ndodhur ngjarja.











