Një 65 vjeçare është gjetur e vetëvarur në një pemë. Ngjarja e rëndë ndodhi sot, rreth orës 11:45 në qytetin e Korçës.
Policia thotë se grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë
Rreth orës 11:45, në lagjen nr 1 të qytetit, pranë vendit të quajtur “Belvedere”, u gjet e pajetë shtetasja M.L, 65 vjeçe, banuese në Korçë.
Viktima dyshohet se është vetëvarur në një pemë.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.












