Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ndërkohë që një makinë që po ndiqej nga policia u përlas me të tjera dhe motorë jo shumë larg qendërës së kryeqytetit.
Përplasja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në vendin e njohur si “kthesa e burgut”. Policia ende nuk ka njoftim për ngjarjen por burime të pakonfimruara thonë se nuk ka viktima por aksidenti ka shkaktuar të plagosur.

Dyshohet se arsyeja e ndjekjes nga policia ishte se personat që ndodheshin në të kishin armë në makinë.

Ambulanca dhe forca të shumta policia janë në vendngjarje. Mësohet se ka persona të shoqëruar.












