Personi që u hodh nga ura në lumë u gjet pak orë më vonë i mbytur në lumin Mat. A.M nga fshati Skuraj u hodh nga një urë mbi lumin Mat dhe më pas nuk u pa të dilte prej ujit. Mgjarja ndodhi në mesditën e sotme.

Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak ku rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative Kurbin se shtetasi A.M. 46 vjeç, banues në Skuraj është hedhur për tu larë në lumin Mat nga vendi i quajtur “Ura e Shkopetit” ( urë provizore) dhe nuk ka dalë më në breg, u bë i mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të tij, pa shenja jete.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie tjetër fizike në trupin e tij.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.












