• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Arsyet e thella të krizës mes Turqisë dhe SHBA

droni by droni
15 August, 2018
in Kryesore, Opinion, Rajoni
0
”Një komplot i fshehtë politik”, Presidenti Erdogan fajëson Trump-in për rënien e lirës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka shenja të ngadalësimit të ritmit të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj të NATO-s, Turqisë, për shkak të refuzimit nga Ankaraja të kërkesës së Uashingtonit për lirimin e një pastori amerikan të ndaluar nën akuzat për spiunazh. Departamenti amerikan i Thesarit në fillim të këtij muaji vendosi Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Brendshëm të Turqisë në listën e sanksioneve në përgjigje të mbajtjes në arrest të pastorit amerikan. Burimet e administratës thonë se po shqyrtohen mundësitë e vendosjes së sanksioneve të mëtejshme.

Turqia po e mban në arrest shtëpiak pastorin Andreë Brunson në pritje të gjyqit të tij.

I ngarkuari më punë në ambasadën amerikane në Turqi, Jeffrey Hovenier, vizitoi pastorin Brunson të martën.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve turke që rasti i pastorit, rastet e amerikanëve të tjerë dhe punonjësve turq të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të ndaluar padrejtësisht të zgjidhen pa vonesë, në mënyrë të drejtë dhe transparente. Këtë kërkon qeveria ime”, tha ai.

Zëdhënësi i Presidentit turk Recep Tayip Erdogan, Ibrahim Kalin tha sot se Ankaraja do të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni mban një qëndrim konstruktiv.

“Administrata amerikane duhet të respektojë procesin gjyqësor në Turqi. Ata duhet të ndalin përpjekjet për të ndikuar mbi sistemin turk të drejtësisë duke bërë deklarata dhe duke ushtruar presion. Kur të ndodh kjo, marrëdhëniet tona do të normalizohen dhe do të hapet një faqe e re në marrëdhëniet turko-amerikane”.

Mosmarrëveshjet në rritje mes dy vendeve kanë përkeqësuar krizën ekonomike të Turqisë, duke shkaktuar rënien e lirës. Monedha turke ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj këtë vit kundrejt dollarit amerikan.

Presdenti turk Erdogan u ka bërë thirrje turqve të shkëmbejnë dollarët për lirën për ta ndihmuar monedhën vendase.

Administrata e Presidentit Trump të premten dyfishoi tarifat mbi importet turke të aluminit dhe çelikut. Presidenti turk Erdogan e quajti këtë një “luftë tregtare” dhe “një sulm pas shpine ndaj Turqisë” nga aleati i saj i NATO-s. Ai të martën njoftoi se Turqia do të bojkotojë produktet eloktronike amerikane.

Analistët besojnë se përkeqësimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara është rezultat edhe i mosmarrëveshjeve mbi çështjen e Sirisë, refuzimin nga Uashingtoni për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtshtetin e dështuar të vitit 2016, dhe blerja nga Turqia e raketave ruse S-400.

Tensionet me Uashingtonin dhe kriza ekonomike kanë bërë që Turqia të shqyrtojë mundësinë e forcimit të lidhjeve me Rusinë dhe të gjejë aleatë të rinj në Lindjen e Mesme. Presidenti turk Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik. Ndërkohë të hënën, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vizitoi Turqinë, ku tha se dy vendet do të ndërmarrin hapa për “një partneritet më të madh strategjik”.

Analistët besojnë se këto janë shenja se Rusia dhe Turqia po intensifikojnë bashkëpunimin për të zbutur pasojat e sanksioneve amerikane. Zeri i amerikes

Tags: erdogan-trumpturqi shba
Previous Post

Berisha: Shkolla e Magjistraturës, skema më korruptive në Evropë

Next Post

Shembet rruga, bllokohet segmenti rrugor në Mirditë

droni

droni

Next Post
Shembet rruga, bllokohet segmenti rrugor në Mirditë

Shembet rruga, bllokohet segmenti rrugor në Mirditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.