• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush janë romët? Njihuni me një kulturë mijëra-vjeçare. Kur erdhën në Evropë

droni by droni
14 August, 2018
in Kryesore, speciale
0
Kush janë romët? Njihuni me një kulturë mijëra-vjeçare. Kur erdhën në Evropë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të pranishëm në shumë vende të botës si dhe hebrenjtë, romët janë persekutuar nga nazizmi, por jo vetëm. Sot shumëkush u frikësohet, por pak e njohin historinë e tyre dhe kulturën e tyre mijëvjeçare

Nga Franco Capone

Ata preferojnë të quhen romë, çka në gjuhën e tyre rome, do të thotë “njeri”. Dhe të përcaktojë si gaxhi, “të tjerët”, pjesën tjetër të botës, që është jo-rome. Gaxhi, është për ta një person paragjykues, supersticioz dhe ndonjëherë i dhunshëm.

Nga ana e tyre gaxhijtë, i thërrasin romët ciganë dhe mendojnë se ata janë të pisët, të pabesë, hajdutë, dhe të pa kulturë. Por përgjithësimi është i gabuar:në Evropën Lindore, dhe në shumë raste edhe në Itali, romët jetojnë në shtëpi normale, punojnë, studiojnë dhe jetojnë së bashku me të tjerët.

Ardhja nga India

Por a kanë qenë gjithmonë nomadë romët? A është e vërtetë që ata nuk kanë kulturë? Pse shihen si lypës? Kush janë ata? Shtatë milion romët që jetojnë sot në Europë, vijnë nga një popullsi që fliste një formë vulgare të gjuhës sanskrite, prakliton. Rreth vitit 1000 P.E.S, ata u larguan nga delta e Indusit, midis Indisë dhe Pakistanit.

Mes tyre kishte ekspertë në përpunimin e metaleve, të quajtur athinganoi, prej nga rrjedh edhe termi “cigan”. Në 4 shekuj romët u vendosën në shumë vende evropiane, duke filluar nga Ballkani. Që në atë kohë, ata silleshin të gjithë në të njëjtën mënyrë, duke ndryshuar ekonominë dhe ritmin e jetës së tyre, në përputhje me mundësitë e ofruara nga vendet pritëse. Zona ballkanike dhe Rumania, kanë sot 90 për qind të romëve europianë. Periudha e Perandorisë Osmane i pa ata të zhvillonin një numër të madh profesionesh, sidomos artizanatet. Në fund të shekullit XVI, të gjithë romët ishin të regjistruar, banonin në shtëpi të përhershme dhe paguanin taksa.

Në këtë pjesë të Europës, ku kaq shumë popuj kanë luftuar për identitetin e tyre, romët lëviznin me shumë kujdes. Ata nuk u përfshinë në anjë luftë, u shpërndane në njësi të vogla, familje të zgjeruara që herë here bëheshin bashkë. Në thelb, nomadizmi ishte një përshtatje ndaj represionit, dhe jo një karakterisikë etnike.

Pelegrinë të “rekomanduar”

Mes viteve 1417-1430, nga Italia në Holandë, u vunë re grupe pelegrinësh që thoshin se ishin “egjiptianë”. Ata drejtoheshin nga “kontë” dhe “duke” të supozuar, të përbërë nga burra, gra, fëmijë, kuaj dhe qen. Kronikanët e kohës, rrëfenin gjithmonë të njëjtin version:”Jemi egjiptianë, por të krishterë, duhet të shlyejmë pendesën për mëkatin e braktisjes së fesë, që na dënon me një pelegrinazh 7-vjeçar. Ju lutemi na ndihmoni!”.

Letrat që mbanin me vete ishin nënshkruar nga Sigismundi, perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake, nga Papa apo nga personalitete të tjera të mëdha. Disa ishin të vërteta, shumë të tjerë të falsifikuara. Rezultati:Shumë qytete dhanë donacione të konsiderueshme për të ashtuquajturit “egjiptianë”. Por një pelegrinazh i besueshëm, nuk mund të zgjaste përgjithmonë.

Nisja e persekutimit

Kështu u krijuan banda për dëbimin e romëve. Kjo përkoi me lindjen në industrinë në Europës Perëndimore, e cila kërkonte punë më orare të rregullta dhe paga fikse, dhe që nuk lejonte format e lypjes apo zanateve jo të qëndrueshme. Pavarësisht shtypjes (në një faze, ai që vriste një cigan, kishte të drejtë të merrte pasurinë e tij), romët u vendosën në territore të ndryshme, nga ku morën emrat sintët piedmontezë, sintët lombardë, kalet andaluzinë, manush-ët francezë, romanikalët e Uellsit.

Pesëdhjetë përqind e gjuhës së tyre mbeti ajo e origjinës, për pjesën tjetër huazuan terma të gjuhëve lokale. Disa rrethana i bashkojnë romët dhe hebrenjtë:që të dy popujt kanë qenë skllevër. Të parët u akuzuan se ishin pasardhës të linjës së mallkuar të Kainit, të dytët të vrasjes së zotave. Nga nazistët, hebrejtë pësuan shoah (shkatërrim), romët porrajmos (asgjësimin).

Mbi 500 mijë romë u vranë në kampet naziste të përqëndrimit. Por nëse gjermanët e njohën dëmin e parë, për romët nuk ka pasur asnjë dësmhpërblim. Arsyeja është se romët nuk janë një popull, por një komunitet kulturor.

“Diplomim’ i dyfishtë

Një gazetar i “National Geographic” organizoi një udhëtim të gjatë me një romanikal, rom nga Uellsi, dhe tregoi se ai mund të komunikojë në fjalë, gjeste dhe këngë me romët nga pjesë të ndryshme të botës. Nëse hebrenjtë kishin Biblën, si një bazament të identitetit të tyre kulturor, romët kishin gjithmonë muzikën.

Muzika rome ka ndikuar dhe pasuruar kompozitorë si Johanes Brahms, Franc Shubert, Moris Ravel, Igor Stravinski, Peter Çajkovski. Muzika rome, ka themeluar xhazin europian. Është një mënyrë për të komunikuar. “Në muzikë ekziston gjuha, etika, filozofia e jetës, rrëfimi, kujtesa jonë”- thotë Santino Spineli, muzikolog në Universitetin e Triestes.

Pastaj një tipar tjetër i fortë i kulturës rome janë ritet funerale. Ndonjëherë kur një person vdes, të gjitha sendet e tij, duke përfshirë edhe rulotin, digjet për të siguruar që ato të mos krijojnë disnivelime dhe dallime sociale midis të afërmve në grup.

Sidomos në vendet Lindore, varrezat janë të mëdha:aty gjejnë vend shtrati, komoja, pikturat, modele motorësh dhe makinash luksoze. Këto varre të kujtojnë ato të egjiptianëve. Një traditë tjetër, ligji i romëve.

Nuk i mbivendoset atij të shtetit, por romët e respektojnë atë në gërmë për gërmë:rregullon mosmarrëveshjet, dëmet, konfliktet martesore. Nëse ngjarja është serioze, gjyqtarët vijnë nga komunitete të tjera, si një garanci për drejtësi. Dënimi është gjithmonë një kompensim financiar. / Focus – Në shqip nga bota.al

Tags: gaxhinjteindiamuzika romeromet
Previous Post

Horoskopi, 15 Gusht 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Rama nuk frymëzon me foton e avionit të linjës ajrore shqiptare

droni

droni

Next Post
Rama nuk frymëzon me foton e avionit të linjës ajrore shqiptare

Rama nuk frymëzon me foton e avionit të linjës ajrore shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.