Një aksident i rëndë rrugor që ndodhi dje në Piacenza i mori jetën gruas 45 vjecare nga Shqipëria. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00.

Mediat italiane raportojnë se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo”, të cilat u përplasen kokë më kokë. Nga aksidenti, përveç 45-vjeçares shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, u plagos edhe një vajzë 17 vjeçe, që mendohet se është e bija, shkruan ‘Piacenza24’.

Ndërkohë, drejtuesi i furgonit nuk ka pësuar lëndime. Deri tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë.











